Main | Reforma e sistemit të arsimimit ligjor »
Komunikatë për Media
By admin | March 20, 2010
Qendra Juridike e Kosovës (QJK), promovoi “Përmbledhjen e Legjislacionit Pronësor në Kosovë”. Realizimi i këtij projekt u mundësua me ndihmën e OSBE-s Misioni në Kosovë. Në këtë promovim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ekspertë të drejtës pronësore ku u diskuta për rëndësinë e këtij publikimi.
Adelinë Sokoli, Drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Juridike të Kosovës tha se kjo përmbledhje është një rikthim i vogël por shumë i rëndësishëm, drejt procesit tonë për të zhvilluar publikime ligjore bashkëkohore. Më pas ajo shtoi se qëllimi i kësaj përmbledhje është t’ju sigurojë profesionistëve ligjorë, gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndihmë në kryerjen e detyrave përkatëse.
Ndërsa Katarina Grbesa shefe e seksionit për prona në OSBE, shprehu mirenjohje për punën e QJK-së dhe premtoi që edhe në të ardhmën do të bashkëpunojnë në kë ë fushë. Për rëndësinë e këtij publikimi folën edhe gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Gyltene Sylejmani, Agim Salihu nga zyra ligjore e Komunës së Prishtinës dhe Agron Beka avokat, ku theksuan nevojën e publikimit të ligjeve në Kosovë dhe per ndihmën që do të ju ofroje kjo përmbledhje në punën e tyre.
QJK i falënderon shumë zyrtaret e institucioneve të Kosovës, dhe ekspertet e të drejtës pronësore që na ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
Topics: Lajme | No Comments »
Comments are closed.