Web Mail



Kalendari

February 2012
M T W T F S S
« Jul    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829  

PUBLIKIMET

Nën patronazhin e projektit të binjakëzimit “Për Arsimimin Ligjor dhe Reformimin e Sistemit” menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, Qendra Juridike e Kosovës është prezantuar me një seri të botimeve ligjore, të cilat përbëhen nga: Publikimi i Ligjeve të Aplikueshme në Kosovë, Publikimi i Buletinit të Gjykatës Supreme dhe vendimeve të Gjykatës së Qarkut, Publikimi i Broshurave Hyrëse të Ligjeve.

Lex Legis

“Lex Legis” është përmbledhje e ligjeve të aplikueshme të një rëndësie të veçantë nga fusha të    ndryshme. Përmbledhja e parë “Lex Legis” është e drejta e mjedisit. Publikimet nga fushat tjera    do të përcillen deri në fund të vitit 2011 në këto fusha: e drejta e autorit dhe e drejta tregtare, e    drejta e punës, e drejta penale, e drejta sendore, e drejta ekonomike dhe e drejta kadastrale.

Ju mund të shkarkoni përmbajtjen dhe hyrjen e “Lex Legis nga e Drejta e Mjedisit”. Nëse jeni të    interesuar për marrjen e një kopje të kësaj përmbledhje, ju lutemi të na kontaktoni.

 

 

 

Themis

 ”Themis”  kjo broshurë është një botim hyrës në një fushë specifike të ligjit. Fusha e parë e  këtyre broshurave do të jet zgjidhja e martesës. Broshurat “Themis” në të ardhmen do të  fokusohen në: drejtën penale, hyrje në organizatat Evropiane, organizatat ndërkombëtare dhe  telekomunikacioni.

Ju mund të shkarkoni përmbajtjen dhe hyrjen e “Themis-it” nga zgjidhja e martesës. Nëse jeni të  interesuar për marrjen e një kopje të kësaj broshure, ju lutemi të na kontaktoni.

 

 

 

 

 

Buletini i Gjykatë Supreme

 

Buletini i Gjykatës Supreme prezanton mbledhjen e vendimeve të sjella nga fusha kriminale,  civile dhe administrative dhe ka për qëllim të sigurojë bazën për një interpretim të drejtë të  ligjit.

Ju mund të shkarkoni përmbajtjen dhe hyrjen e Buletinit të parë të Gjykatës Supreme. Nëse jeni  të interesuar për marrjen e një kopje të këtij buletini, ju lutemi të na kontaktoni.