RRETH NESHË
Qendra Juridike e Kosovës (QJK), është një Organizatë Jo Qeveritare (OJQ) e cila u themelua në Qershor të vitit 2000 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë (OSCE/OMIK), Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e së Drejtës. Qëllimi kryesor i Qendrës Juridike të Kosovës (QJK) është të kultivojë aftësitë profesionale të kuadrit Kosovar me qëllim të themelimit të një OJQ-e të udhëhequr në mënyrë profesionale nga personeli vendor, të qëndrueshme dhe të pavarur, e cila do të jetësojë, zhvillojë dhe promovojë parimet demokratike, multikulturalizmin, standardet e larta etike, sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Qendra shërben si gurrë e pashtershme e cila i kushtohet zhvillimit të aftësive profesionale juridike duke siguruar përkrahjen teknike dhe materiale përkomunitetin juridik.
Është në interesin e komunitetit ndërkombëtar që në Kosovë të zhvillojë një sundim të qëndrueshëm të së drejtës të orientuar drejt shoqërisë civile. Një nga qëllimet e QJK-s, së bashku me institucionet e shumta shtetërore ndërkombëtare është që shumëpërgjegjësi, të cilat ushtrohen momentalisht nga punëtorët ndërkombëtarë, të
dorëzohen në duart e punëtorëve vendorë. Për të arritur këtë, QJK-a ofron një numër të gjerë programesh dhe aktivitetesh të cilat janë të dizanjuara për të forcuar aftësitë profesionale të Juristëve të talentuar nga Kosova, dhe për t’i ndihmuar qytetarëve Kosovarë që të kuptojnë më mirë ligjin dhe proçeset juridike. Programet e QJK-s përfshinë hulumtime dhe analiza juridike, arsimim të vazhdueshëm juridik për juristët, trajnime juridike për minoritetet në Kosovë, dhe publikimin e disa materialeve si: revistën “Studime Juridike në Kosovë”; Buletini i Gjykatës Supreme dhe Përmbledhjet e Ligjeve të Aplikueshme. Në thelb, misioni i QJK-s është që ta pajisë popullin e Kosovës me njohuri, aftësi dhe burime të cilat janë të nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në shoqërinë kosovare si juristë profesionalë ose si qytetarë të thjeshtë.
Përveç stafit tonë juridik, QJK-a punëson gjithashtu një bibliotekist, asistentë gjuhësorë, personel tjetër të zyrës, personel për sigurim dhe praktikantë ndërkombëtarë. Është shpresë e jona se QJK-a do të mbesë për një kohë të gjatë një institucion juridik, i cili do të vazhdojë t’i shërbejë nevojave të komunitetit lokal dhe internacional në mënyrë neutrale, të paanshme dhe tërësisht jopolitike.
Grantet dhe donacionet tuaja e bëjnë të mundshme punën e Qendrës Juridike të Kosovës. Ju lutemi t’i konsideroni donacionet për QJK-s.
Stafi i Qendrës Juridike të Kosovës
Stafi i Qendrës Juridike të Kosovës përbëhet nga Adelina Sokoli-Pallaska (drejtoreshë), Haki Demolli (ekspert ligjor), Xhevdet Halili (ekspert ligjor në projektin GIZ), Faik Sylejmani (asistent redaktor), Fitim Berisha (asistent redaktor), Mirlinda Kolgeci (menagjere e zyrës), Kadina Bogaj (asistente e projekteve).
Adelina Sokoli – Pallaska është një prej ekspertëve kryesorë të Kosovës për botimet ligjore. Ajo është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Juridike të Kosovës.
Znj. Sokoli-Pallaska është kryesuese e redaktimeve të botimeve ligjore më prestigjioze në Kosovë, përkatësisht Buletini i Gjykatës Supreme, i cili përfshin të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe Studimet Juridike në Kosovë, e vetmja gazetë ligjore e Kosovës e botuar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Znj Sokoli-Pallaska ka realizuar edhe përmbledhjen e parë të Kodeve Penale të Kosovës, e cila ishte financuar nga USAID.
Në vitin 2007, znj Sokoli-Pallaska ka menaxhuar një projekt të BE-së me vlerë prej 2 milion € , duke e ndihmuar Kuvendin e Kosovës në zhvillimin, shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve.
Ajo ka diplomuar në Saint Louis – Fakulteti i Drejtësisë në Bruksel si dhe në Universitetin e Prishtinës Fakulteti i Drejtësisë. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze, frenge, dhe serbo-kroate.
Haki Demolli është profesor i asociuar, ka qenë ligjërues, këshilltar interpretues dhe komentues i ligjeve në shkollën e Policisë së kosovës-Vushtri, ka qenë ministër i drejtësisë, ka qenë drejtor i Qendrës Juridike të Kosovës, tani është deputet i parlamentit të Kosovës, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, serbo-kroate dhe angleze.
Xhevdet Halili është asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ka qenë Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit si dhe Këshilltar Politik dhe Shef i Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Inspektor Policor në Inspektoratin Policor të Kosovës, trajner në Qendrën Juridike të Kosovës, tani është Konsulent për çështje diciplinore pranë Kryetarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është Kryetar i komisionit diciplinor në Federatën e Futbollit të Kosovës, si dhe ekspert i lartë ligjor në Qendrën Juridike të Kosovës (KLC).
Faik Sylejmani ka përfunduar studimet themelore në Universitetin “Dardania” duke marrë titullin jurist i drejtesisë. Tani është duke vijuar studimet pasuniversitare në bllokun Civil në Universitetin e Evropës Juglindore – Shtul në Tetovë, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe turke.
Fitim Berisha ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës duke marrë titullin jurist i diplomuar, ndërsa tani vijon studimet master në Universitetin e Prishtinës drejtimi Penal, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.
Mirlinda Kolgeci është studente në fakultetit juridik – Prishtinë në vitin e tretë, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, serbo-kroate dhe angleze.
Kadina Bogaj është studente e në fakultetin juridik – Prishtinë, ka përfunduar kursin e gazetarisë dhe trajnime të tjera në fushën e drejtësisë, flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe italiane.